Categories Lajme

I zuri masivi i çimentos, arrestohen punonjësit e fabrikës

Ditën e djeshmë një 56 vjeçar gjeti vdekjen dhe një tjetër u plagos pasi  një masiv çimentoje i zuri në fabrikën ku po punonin.

Ndërkohë sot policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy shtetas si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

  • Gëzim Jaçellari, 65 vjeç , banues Elbasn ,(teknik ndërtimi)
  • Gëzim Spaho, 66 vjeç, banues në Elbasan, (menaxher në departamentin e shpërndarjes pranë Fabrikës së Çimentos).

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas,  konkretisht:

  • V. J., 54 vjeç, banues në Elbasan, ( inxhinjer)
  • M.S., 52 vjeç, banues në Elbasan, (përgjegjës turni).

Arrestimi dhe proçedimi ndaj këtyre shtetasve u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit  Penal, për arsye se këta shtetas nuk kam zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë,  për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, Elbasan  si dhe është plagosur shtetasi T.M., 65 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa , Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME