Categories Lifestyle

Uthull molle me sodë buke për kolesterolin, tretjen, veshkat

Uthulla dhe soda e bukës kanë gjetur përdorim të zgjeruar në shumë kura shëndetësore dhe të bukurisë.

Këto dy produkte janë tepër efikase, kushtojnë pak dhe gjenden lehtë në çdo dyqan ushqimor.

Uthullën dhe sodën e bukës mund ta përdorni për të zmbrapsur një sërë sëmundjesh.

Përse Duhen Kombinuar Uthulla Me Sodën e Bukës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, uthulla dhe soda e bukës kanë një nivel të kundërt pehashi.

Njëri është alkalin tjetri është acidik që do të thotë se kjo kurë mund të konsumohet pa shkaktuar dëme në organizëm.

Rrjedhimisht, ju do të përfitoni të gjitha vlerat pa rritur nivelin e aciditetit në trup.

Vlerat Më Të Rëndësishme Të Uthullës

Uthulla e mollës është një lëng i shëndetshëm që pastron trupin dhe e gjallëron atë.

Eliminon toksinat dhe ndihmon në metabolizimin e yndyrnave.

Parandalon infeksionet urinare.

Ndihmon në eliminimin e lëngjeve të tepërta.

Parandalon përtharjen e syve.

Përmirëson tretjen dhe parandalon konstipacionin.

Ul kolesterolin, trigliceridet dhe acidin urik.

Lehtëson kollën dhe dhimbjen e fytit.

Parandalon gurët në veshka.

Përmirëson shëndetin dentar.

Uthulla përmban vitaminat A dhe B, acide yndyrore, enzima dhe shumë minerale siç janë kalçiumi, fosfori, kaliumi, magnezi, sulfuri, zinku, hekuri dhe silikoni.

Si Të Përgatisni Kurën Me Sodë Buke Dhe Uthull

Merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe shtoni një lugë gjelle me uthull molle dhe një majë luge me sodë buke.

Si Ta Konsumoni

Ju mund të pini një deri në tre gota në ditë. Idealja është ta pini me stomak bosh ose të paktën një orë përpara se të ushqeheni.

Nëse dëshironi të bëni një detoks të organizmit, pini nga një gotë përpara çdo vakti.

Disa ekspertë e rekomandojnë këtë kurë edhe kundër inflamacionit apo artritit./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME