Categories Lajme

Ilir Beqaj ka fshehur 2 biznese të gruas: 1 fabrikë vaji, 1 fermë dhe 3 Bar Kafe-Restorant

Ortaku i “bablokut” të PPP-ve, që donte të sekustronte pensionet e popullit/ Prokuroria të fillojë hetimin për mashtrim pasuror nga deputeti Ilir Beqaj; referuar dhe faktit, se ky është me dosje penale në SPAK për 3 PPP shëndetësie; ndërkohë që po për përfitim me mashtrim zyrtar, i është hequr mandati më 1 nëntor 2011; por rimandatuar përsëri deputet e ministër, nga kapobanda Edi Rama, duke bërë së bashku, krimin 360 milionë Euro PPP dhe 245 milionë Euro tendera fiktivë (sipas KLSH)

Dihet se çfarë zullumesh korrupsioni e falsifikimesh të rënda zyrtare, ka bërë deputeti Ilir Beqaj, në 3 detyrat shtërore: 2 vjet Shef Sektori të dhënash në Bankën e Shtetit, 3 vjet Drejtor në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe 4 vjet Ministër Shëndetësie.

Dihen edhe ato pasuri e llogari bankare “mal”, që ka vetë, që ka vajza e gruaja; të cilat, propozuesi i sekuestrimit (uljes) së pensioneve, i ka deklaruar në ILDKP. Deri tani, “vampiri” i pensioneve, deputeti Ilir Beqja, ka deklaruar se bashkëshortja e tij, ka vetëm 1 biznes privat, të regjistuar “Person Fizik-Adriana Beqaj”, me Nipt: L62004016E dhe objekt: “Këshillime-shërbime, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe telekomunikacionit”.

Por një dosje e ardhur ne redaksinë “Pamfleti”, provon me dokumente zyrtare të QKB e Tatimeve; se përbindëshi i korrupsionit, deputeti Ilir Beqja, nuk ka deklaruar dy biznese të tjera pasurore, të fshehur pas emrit të gruas, në ortakëri me 2 “çuna” nga Shkodra e 1 nga Saranda.

Bëhet fjalë, për 2 biznese të gruas së deputetit Ilir Beqja; shtetases Adriana Bardhyl Beqaj, regjistruar në QKB e Tatime, por me numër të NIPT-i, bashkëpronësi, administratorë e aktivitete të ndryshëm, ndërkohë që deputeti ka deklaruar vetëm 1 biznes. Por një dosje e ardhur ne redaksinë “Pamfleti”, provon me dokumente zyrtare të QKB e Tatimeve; se përbindëshi i korrupsionit, deputeti Ilir Beqja, nuk ka deklaruar dy biznese të tjera pasurore, të fshehur pas emrit të gruas, në ortakëri me 2 “çuna” nga Shkodra e 1 nga Saranda.

Bëhet fjalë, për 2 biznese të gruas së deputetit Ilir Beqja; shtetases Adriana Bardhyl Beqaj, regjistruar në QKB e Tatime, por me numër të NIPT-i, bashkëpronësi, administratorë e aktivitete të ndryshëm, ndërkohë që deputeti ka deklaruar vetëm 1 biznes.

Ja cilët janë 2 bizneset e bashkëshortes; të cilët Ilir Beqaj nuk i deklaron si aktivitet, si pasuri e të ardhura, por i fsheh: Biznesi me emrin tregtar “Albanian Food And Hospitality Lab”, në pronësi 50% Adriana Beqaj e 50% Arti Malaj, me administrator Elis Makaj; me NIPT L91329021O e aktivitet” Bar Kafe-Restorante *3 njësi); si dhe gastronomi, import-eskort ushqime, produkte bujqësore e blegtorale, prodhime deti dhe pije freksuese e alkolike të çdo lloji.

Biznesi me emrin “Albania Ionian Coast Olive”, por në datën 13.06.2029 i është ndryshuar emri në “AIÇO shpk”; në pronësi 55% të Adriana Beqaj e 45% në pronësi të Kristi Sinani. Aktiviteti është me qendër në zonën Delvinë-Sarandë-Vlorë; me objekt grumbullim të ullinjve, prodhim vaji, ambalazhim-tregtim vaji dhe përpunim të mbetjeve (bërsive) të ullirit; si dhe me perspektivë të afërt, mbjellje plantacione ulliri, në tokat që kanë blerë ortakët Beqaj-Sinani.

Sipas informacionit, ortaku me 45% dhe adminisratori i këtij biznesi, Kristi Sinani; është familjar i personit, të cilit më 29 gusht 2013, Ilir Beqaj (bëri sikur) i shiti biznesin “INTECH+”, me të cilin zhvaste tendera publik e iu hoq mandati deputetit. Nëse xhambazi i PPP në shëndetësi dhe “shkencëtari” i uljes së pensioneve, Ilir Beqaj, kërkon “sqarime”; mund t’ia japim me detaje nga zona Bushat-Velipojë.

Por edhe nga aktivitetet e tjera të bizneseve, që po bën me emrin e gruas e të një banke private offshore, në tokat e vjedhura nga deputeti Alket Hyseni në Vlorë-Sarandë; e deri tek 100 ha toka të “eskobar” Kelmend Balilit; dhënë me qira 0 (zero) lekë për 99 vite, nga ministri “Mon Kukaleshi” i Ilir Metës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME