Pak ditë më parë moderatorja Aulona Musta në një video live në Instagram, duke folur për rregullat që duhen zbatuar gjatë kësaj periudhe pandemie, përmendi edhe faktin që disa personazhe të showbizit shqiptar po e kalonin fundjavën në jug. “Me sa kam parë disa e kanë bërë, shumë kanë nisur plazhin, dhe për mua është skandaloze.
Personalisht për mua ka qenë shumë zhgënjyese të shikoj personazhet publik që postojnë foto dhe video nga plazhi”, u shpreh ndër të tjera Aulona. Kjo deklaratë e moderatores u komentua si kritikë për Arbana Osmanin që kishte postuar foto në bregdet dhe Jonidës e Romeos të cilët në fundjavë pushuan në jug. Ditën e sotme Jonida ishte e ftuar në “Pop Culture”, ku i ktheu për herë të parë përgjigje komenteve e kritikave.
Jonida Maliqi: Disa individë më masakruan. Nuk e kuptoj arsye pse, duke qenë se hera herës në Instagramin tim unë nxjerr natyrën dhe detin. Ata nuk munden dhe shfaqin shenja “xhelozie”. Unë kur jam e lumtur dhe qetë dua të ndaj gjithçka me publikun. Kam qenë në jug për arsyet e mia personale, mos ma kini merakun, e karantinuar edhe atje, kam qenë brenda rregullave, kam marrë dhe leje për të dalë jashtë Tiranës. Dojna Mema: Ka qenë Aulona Musta e cila ka bërë një fjalim për personat që shkojnë në jug dhe thashë ç’ne Jonida nuk paska kthyer një përgjigje!
Jonida Maliqi: E di çfarë unë tani po e shoh këtë gjë për herë të parë, madje nuk kam as nerva ta lexoj. Çfarë të them unë? Aulonën e kam mikeshë, ajo ka idenë e saj dhe uroj t’i shkojë shumë mirë karantinimi. Unë nuk mund t’i jap shpjegime publikut pse shkoj atje. Janë arsyet e mia personale, ndërpersonale, kam diçka shumë të rëndësishme atje…

