Categories Sport

Iniesta i ri: Jam provuar te Reali. Transferimi te Barcelona? Mbeta pa fjalë!

Barcelona, veç talenteve që prodhon vetë në “La Masia”, mbledh edhe lojtarë nga klube të ndryshme në Spanjë. Një prej tyre është Pedro Gonzales Lopez, i cili konsiderohet si Iniesta i ri. 16-vjeçari është pjesë e Las Palmas dhe më parë ishte testuar nga Real Madridi, por katalanasit u treguan më të shpejte dhe e blenë mesfushorin qendror për 5 milionë euro. Në verë do të kalojë te Barcelona dhe Pedri, siç edhe e ka emrin sportiv, tregon emocionet kur i thanë se do të jetë pjesë e skuadrës katalanase. “Kur Barcelona më thirri isha shumë i entuziazmuar, nuk dija as çfarë të thosha Isha i shtrirë në rezidencën e klubit dhe u hodha nga gëzimi. Më pas i thashë edhe mikut tim Nestor dhe të dy po hidheshim përpjetë”, rrëfen Lopez për LaSexta. Pedri është një nga zbulimet e La Liga 2 dhe pritet të jetë ylli i Spanjës në Botërorin e 17-vjeçarëve.

Ai zbulon edhe lojtarin që është munduar të “imitojë” dhe është një “ish” i Barcelonës. “Iniesta ka qenë gjithmonë referenca ime”, tregon mesfushori, i cili më pas flet edhe për provën te Real Madridi. “Kam bërë një provë me Realin, por isha i pafat atëherë”, thotë Pedri, i cili në të ardhmen sigurisht që do të kërkojë të shijojë “El Clasico”-n në fushë. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME