Categories Teknologji

Instagram heq fshehurazi një opsion

IGTV i Instagram-it ishte gati të fillonte në një epokë të re për ndarjen e videos në rrjetet sociale, megjithatë iniciativa e kompanisë nuk u pranua siç pritej. Një zyrtar në Facebook (në pronësi të Instagram) ka konfirmuar se Instagram po heq ikonën IGTV nga maja e ndërfaqes kryesore të saj. “Shumë pak njerëz përdorin këtë buton dhe në vend të kësaj, shumica e tyre shikojnë përmbajtje video nga burimet e tyre kryesore, përmes kanaleve përkatëse Explore, përdorin profile ose një aplikacion të dedikuar IGTV,” tha një zyrtar i Facebook.

Instagram ka bërë lëshime të shumta për IGTV në të kaluarën, të tilla si mundësimi i videos panoramike në vend të klipeve vertikale, dhe së fundmi opsioni për të postuar video IGTV direkt nga një aplikacion standard. Nuk theksohet pse përdorimi i tasteve IGTV ishte i dobët. Mund të jetë për mënyrën se si njerëzit përdorin Instagram-in.

Njerëzit zakonisht përdorin rrjete sociale për t’u lidhur me miqtë dhe për të ndarë pjesë të ngjarjeve të tyre të përditshme, që do të thotë se ata nuk do të kalojnë pesë minuta duke parë një video të krijuar profesionalisht që ata tashmë kanë në YouTube, transmeton KosovaPress. Kur bëhet fjalë për krijuesit, Instagram nuk ofron mundësinë e fitimit të parave nga kjo lloj përmbajtje video, kjo është arsyeja pse shumica zgjedhin opsionin për të krijuar videot e zakonshme më të shkurtra në Instagram.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME