Categories Lajme

Përkujtohet 121-vjetori i krijimit të Lidhjes Shqiptare të Pejës

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Lidhjen Shqiptare të Pejës, organizatës politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.

Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qendrat e vilajetit të Kosovës. Organizata u quajt Lidhja Shqiptare e Pejës ose “Besa Besë”.

Në krye të Komitetit drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi miratoi rezolutën prej 11 pikash dhe “Aktin e Besës” prej 12 pikash, që u shpallën më 29 janar. Po atë ditë u shpall thirrja “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën”, botuar në Bukuresht nga një grup atdhetarësh, që u përgjigjej synimeve të Lidhjes së Pejës. Në Kuvendin e Pejës u parashtrua kërkesa për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe vendosjes së një statusi apo kushtetute të veçantë për administrimin e tyre, zbatimi i së cilës do të çonte në formimin e një province të vetme territoriale administrative të qeverisur nga shqiptarët.

Lidhja Shqiptare e Pejës pati përkrahjen e atdhetarëve rilindës brenda dhe jashtë atdheut, që u shpreh në veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, botuar në mars 1899, si dhe në thirrjen “Të zgjohemi” të Dervish Himës. Ajo e shtriu autoritetin e vet në gjithë vilajetin e Kosovës, që ishte vatra e saj kryesore dhe më pas në atë të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës.

Vendimet e Lidhjes u miratuan në mbledhje të gjera popullore, që u organizuan në krahina të ndryshme të vendit, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ato të Sanxhakut të Prizrenit, të vilajetit të Shkodrës, të Dibrës, Ohrit, Elbasanit etj., ku u formuan komitetet lokale të Lidhjes. Projektet e atdhetarëve shqiptarë për të thirrur një kuvend të ri, të përgjithshëm shqiptar në maj-qershor, 1899, që do ta konsolidonte përfundimisht Lidhjen, hasën në kundërshtimin e vendosur të Portës së Lartë. Në vjeshtën e vitit 1899, krahu radikal i lëvizjes së udhëhequr nga Lidhja e Pejës kaloi në organizimin e qëndresës së armatosur kundër perandorisë osmane.

Porta e Lartë, në pranverën e vitit 1900, ndërmori masa të forta ushtarake dhe hodhi kundër Lidhjes Shqiptare të Pejës ushtri të shumta, që çuan në shtypjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

‘Metamorfoza’, arrestohet vëllai i Enver Stafukës, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit në 2015

Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Naim Stafukën, pjesë e operacionit “Metamorfoza” ku me kërkesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media italiane: Rërë e butë, ujë i kristaltë dhe peizazhe që të lë pa frymë i shijoni në plazhet e Shqipërisë

Media italiane “Skyscanner” ka vlerësuar plazhet e Shqipërisë duke ftuar turistët që t’i kthejnë sytë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet me Italinë: Ja si bëhet llogaritja e kontributeve

Ratifikimi i marrëveshjes së rëndësishme për pensionet me shtetit italian ishte tema e ditës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet 27-vjeçari që kultivoi kanabis në pyll

Një 27-vjeçar me iniciale A.B. në fshatin Rehovë të Skraparit u arrestua për kultivim të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kallëzohet shefi i Komisariatit të Lezhës, Dyshohet se ngacmoi agjenten e krimeve

Kallëzohet për ngacmim seksual shefi i Komisariatit të Lezhës Agim Hoxha. Dyshohet se Hoxha ka…

LEXO ME SHUME