Categories Lajme

INSTAT: Ekonomia u rrit 4.35 % në nëntëmujorin janar-shtator 2018!

Instituti i statistikave njofton se sipas vlerësimit paraprak të Prodhimin e përgjithshëm të Brendshëm Bruto (PBB), se ekonomia shqiptare pati një rritje prej 4,35 %, për periudhën e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Sipas INSTAT kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë tregtia, industria përpunuese e sektori energjitik, si edhe grupi i aktiviteteve hotele restorante dhe transporti.

Ndërkohë, raportohet se dega kryesore që ka udhëhequr këtë zgjerimin ekonomik për tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017 është Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, që pati një rritje me 1,48 %. Thuhet se një ndër sektorët që ka patur një kontribut real ka qenë energjia elektrike , e cila ka ndikuar në rritjen reale të PBB-së me 1,32 pikë përqindje.

Sakaq, sipas raportit të instatit një rol kryesor që ka ndikuar në këtë rritje ka patur Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike, të cilat u rritën përkatësisht me 4,52 % dhe 79,12 %.

Gjithashtu, duke patur parasysh bazën vjetore informohet se aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 5,42 %, bashkë me grupin e aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati të cilat shënuan një rritje prej 5,92 %, i ndikuar kryesisht nga Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor, i cili shënoi rritje me 20,11 %. Sa i përket grupit të aktiviteteve të Informacionit dhe Komunikacionit, shfaqet me një rënie prej 5,81 %.

Ndërkohë,positiv ka qenë aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit, i cili ka shënuar një rritje prej 2,99 %. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 1,55 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,90 %. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 1,18 %. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 0,82 %. Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 2,95. Si nëntëmujor rritja ekonomike arrin në vlerën 4. 35% , kryesisht për shkak të ecurisë së mirë në gjysmën e parë të vitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME