Categories Sport

Basti i Presidentit: Po mundëm Juven, do i bëj flokët si Nainggolan

“Kam flokë të gjatë, i kam mbajtur gjithmonë kështu, por nëse fitojmë ndaj Juventusit, do t’i pres të gjitha, do t’i bëj si Nainggolan”. Pra, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, bën një premtim të çmendur në mikrofonët e “Rai Radio 1 Sport”, në prag të ndeshjes së nesërme me bardhezinjtë. Numri një i klubit të Sampdorias mund të festojë kthimin e pronave, të vendosura nën sekuestro nga Gjykata e Riesame, si pjesë e  “Fuori Gioco”: “Nuk është një fitore dhe as humbje. Janë bërë hetimet dhe ka rezultuar kështu. Të gjithë gazetarët janë duke hetuar një apartament nën çati, por ai ishte në katin e parë. Tani, ne duhet të presim për zhvillimet gjyqësore. Unë dua të jap një sinjal të rëndësishëm, që ju të gjithë të kuptoni se Sampdoria është jeta ime”.

Presidenti i Sampdorias ka folur edhe për incidentet serioze të dhunës, që ndodhën para ndeshjes Inter-Napoli, me një tifoz të vdekur, por edhe ulërima raciste kundër Koulibaly: “Futbolli është argëtim dhe kjo gjë nuk duhet të ndalet. Duhen shtuar kujdestarë për zbatimin e ligjit. Nëse një ultras shkon në stadium për të shqetësuar të tjerët, ai duhet neutralizuar. Por, në stadiume janë 60 mijë njerëz dhe nuk mund të ndëshkohen të gjithë për një “dru të shtrembër”. Në futboll nuk duhet të ketë dhunë dhe racizëm, ne po flasim për sport dhe argëtim. Për dhunën, disa njerëz janë arrestuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME