Categories Lajme

Instituti i Shqipërisë raporton për tërmet 4.9, EMCS regjistron dy tërmete

Lëkundjet e kësaj mbrëmje në Shqipëri kanë rikujtuar sërish tronditjen e tërmetit të 26 nëntorit dhe fillimisht në media ka qenë mjaft e vështirë të përcaktohej saktësisht se sa ka qenë shkalla e lëkundjeve. Lëkundjet e tokës kanë nisur lehtë dhe më pas janë bërë edhe më të forta. Vetëm dy minuta më vonë lëkundjet janë ndier sërish për pak sekonda dhe gjithçka ka përfunduar.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), në Shqipëri janë regjistruar dy lëkundje fare pranë njëra tjetrës në kohë. Fillimisht ka rënë një tërmet 5 i shkallës rihter në detin Adriatik, 34 km larg Tiranës dhe vetëm një apo dy minuta më pas, një tjetër lëkundje prej 4.1 të shkallës Rihter, është regjistruar në afërsi të Fushë- Krujës, 20 kilometra larg Tiranës.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë një tjetër shifër zyrtare dhe flet për një tërmet në Shqipëri. Sipas IGJEUM “Goditja kryesore e orës 21.15 me magnitude 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit”.

Ndërkohë përtej lëkundjeve, në informacionin paraprak të sjellë nga Ministria e Mbrojtjes, nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Po një gjë mbetet e sigurt edhe nga pamjet e përcjella nëpër median shqiptare, lëkundjet kanë qenë të forta dhe banorët veçanërisht në Durrës e Tiranë kanë lënë banesat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME