Categories Lifestyle

Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Ekzistojnë katër lloje të virusit të gripit sezonal. Gripi A është më i zakonshmi, i ndjekur nga gripi B. Të dyja janë shumë ngjitëse dhe simptomat e tyre janë të ngjashme. Gripi, i njohur edhe si influenza, është një sëmundje virale e frymëmarrjes që është më e përhapur gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Këto viruse mund të përhapen kur një person me infeksion teshtin ose kollitet dhe pikat e pështymes shkojnë drejt hundës ose gojës së një personi tjetër, sipas Medical News Today, transmeton lajmi.net.

Gripi është i ndryshëm nga ftohja e zakonshme. Ai mund shkaktojë sëmundje të rëndë dhe të përkeqësojë disa gjendje kronike mjekësore, si: astma, sëmundja e zemrës dhe diabeti. Në disa raste, mund të çojë edhe në vdekje. Deri më tani, katër persona kanë ngelur të vdekur në Klinikën e Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e gripit sezonal.

Influenza A

Viruset e influenzës A shkaktojnë epidemi të gripit sezonal praktikisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Ato mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët.

Gripi A është lloji i vetëm që mund të shkaktojë një pandemi, e cila është një përhapje globale e sëmundjes. Të dyja sëmundjet e gripit të shpendëve dhe gripit të derrit rezultuan nga viruset e gripit A.

Influenza B

Viruset e influenzës B gjithashtu mund të shkaktojnë epidemi sezonale që zakonisht prekin vetëm njerëzit. Ekzistojnë dy linja të influenzës B: Victoria dhe Yamagata.

Viruset e influencës B shtohen më ngadalë sesa viruset e influencës A.

Influenza C

Viruset e influenzës C shkaktojnë sëmundje të lehta- ato nuk duket se shkaktojnë epidemi.

Influenza D

Viruset e influencës D kryesisht prekin bagëtinë dhe nuk duket se infektojnë njerëzit.

Simptomat të cilat përcillen si pasojë e kapjes së gripit sezonal janë: lodhja, bllokimi i hundëve, kollitjet, kokëdhimbjet, tharja e fytit, dhimbjet trupore, të dridhurat trupore, temperatura e lartë trupore, si dhe të vjellat e diarrea.

Si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie?

Medical News Today rekomandon që të konsumoni sa më shumë lëngje, të pushoni, si dhe të merrni medikamente siç janë ibuprofeni apo acetaminofeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME