Inter dhe Milan janë në luftë të hapur për të nënshkruar me mbrojtësin në ikje të Atletico Madrid, Diego Godin. Politikat e Atleticos për të mos nënshkruar kontrata të reja me lojtarët mbi 30 vjeç, ka prekur edhe një super mbrojtës si Godin. Lojtarit i përfundon kontarta në fund të sezonit dhe verën e kaluar ishte shumë pranë Manchester United, por klubi nuk e la të lirë. Për uruguaianin interesohet edhe Juventus, por duke parë hapësirat që do kishte tek ata, klubet e Milanos duken më në avantazh.
Categories
Sport
