Categories Kuzhina

Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri

Nëse keni shumë njerëz të cilët do e ndajnë ndërrimin e viteve me ju atëherë ju duhet një tavolinë e larmishme dhe e plotë. Prandaj sot po iu sjellim recetën tradicionale të lakrorit me mish.

Përbërësit:
600 gr miell
pak kripë
vaj
ujë

Gjella:

250g mish
1 filxhan çaji gjalpë
300 gr qepë
kripë
piper i ziPërgatitja:

Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin. Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta. Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin. Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë. Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë. Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen. Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME