Categories Kuzhina

“Gjeldeti i mbushur”, receta e Renatos për natën e Vitit të Ri

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli u vjen në ndihmë të gjitha amvisave me rastin e festave të fundvitit, se si mund të gatuajnë gjelin e detit të mbushur. Receta vijon si më poshtë:

Gjeldeti i mbushur

Përbërësit:

1 gjeldet

500 gr mish viçi i grirë

50 gr oriz

1 lugë gjelle mjaltë

100 gr arra të qëruara

100 gr stika të qëruara

2 domate

3 portokaj

5 thelpinj hudhra

3 shkopinj kanellë

2 tufa majdanoz

1 lugë kafeje piper të zi

Pak piper

50 ml vaj ulliri

Vendosim në tenxhere vajin e ullirit së bashku me hudhrat dhe qepën e grirë, arrat, stikat dhe i skuqim ato në zjarr të ngadaltë. Sa pa marrë ngjyrë shtojmë mishin e grirë, kanellën, piperin e zi, kripën dhe i përziejmë për 20 min. E shuajmë me lëngun e portokallit dhe i shtojmë mjaltin, domatet, majdanozin dhe i përziejmë për 10 min. Pastrojmë gjelin e detit nga jashtë dhe brenda. I shtojmë brenda masën e përgatitur më sipër. E qepim me kujdes që të mos dali masa dhe e vendosim në tavë. I hedhim kripë dhe e lyejmë me mjaltë, vaj ulliri dhe lëngun e portokajve. E mbyllim mirë tavën me letër alumini dhe e fusim në  sobën me 180 gradë. Pas 3 orësh ngremë temperaturat deri në 200 gradë. E lëmë në furrë edhe për 10 min të tjera derisa të marrë ngjyrë të artë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME