Categories Teknologji

iPhone shitet më shumë sesa prodhohet

Gjenerata e re e iPhone po shitet aq mirë sa që Apple nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat e tregut në të gjithë botën, sipas një raporti të fundit. Prandaj kompania ka vendosur ta rritë prodhimin e modeleve iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro, raporton Softpedia.

Nikkei raporton se Apple tashmë ka kërkuar nga furnitorët që ta rrisin prodhimin për 10 për qind, ndërsa burime të afërta me këtë temë pohojnë se kjo do të jetë një rritje prej afërsisht tetë milionë njësive të telefonave.

Është e rëndësishme të theksohet se përshtatja e prodhimit vlen edhe për të gjitha modelet e iPhone, dhe jo vetëm për familjen e re, edhe pse iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro do të përfitojnë më së shumti nga ky prodhim i rritur, shkruan Koha. Raporti përmend gjithashtu se do të zvogëlohet prodhimi i modelit iPhone 11 Pro Max pasi që pjesa më e madhe e porosive shkojnë në dy modelet e tjera në linjë. Apple nuk i publikon më rezultatet e veta të shitjeve, por bazuar në të dhënat e shitjes me pakicë, analistët besojnë se iPhone 11 po shitet më mirë sesa pritej fillimisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME