Categories Lajme

Tërmeti i prishi banesën, e moshuara shqiptare jeton ende në çadër: Më thanë a do 100 mijë lekë?

“Stop” ka udhëtuar drejt Selenicës në zonën “Lagjia e Re”, por me banesa të vjetra, si pasojë e amortizimit dhe fatkeqësive natyrore. Tërmeti i 4 qershorit dhe 21 shtatorit të 2019-s hodhi në tokë banesat e 3 familjeve: Dedja, Rustemaj dhe Bregasi. Zgjidhja e vetme që u është ofruar janë disa çadra, që gjithë shiun dhe erën e fusin brenda. Mes banorëve që duhet të shtyjnë ditët në çadër është edhe 85-vjeçarja Mbete Dedaj, e cila thotë se e ka të pamundur jetesën në këto kushte.

Mbete Dedaj: Çfarë do bëj unë? Ku do vete tani? Ra tërmeti, ne u trembëm shumë, dolëm përjashta. Gazetarja: Sa vite kanë këto banesa?

Mbete Dedaj: Kanë vite shumë. Tërmeti i shkretoi, i fundosi plot. Vajtëm në bashki, do 100 mijë lekë më thanë. Po çfarë do marr unë biskota, unë dua strehim. S’kemi fond tha. Na sollën çadra. Po jetoj unë dot në çadër, unë jam për në varr. Banorët e prekur nga tërmeti, takojnë kreun e Emergjencave Civile, Albert Rexhepi, i cili si zgjidhje sheh vetëm zëvendësimin e çadrave. Qytetari: Çfarë do bëhet me ne, për ato çadrat?

Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Po ne ju pajisëm me çadra. Qytetari: Po, ngaqë fusin ujë. Hajde shikoje vetë! Unë thashë, shiu i parë, nuk mban fare!

Përgjegjësi i Emergjencave Civile: Këto janë çadrat! Do bëjmë kërkesë për t’ju ndryshuar çadrën. Këto ishin mundësitë tona! Ne s’kemi mundësi tjetër financiare! Njëkohësisht ata takohen edhe me Nënkryetaren e Bashkisë, e cila e adreson tek Kryetari i bashkisë duke u shprehur se është një kompetencë e tij.

Qytetari: Si jeni? Përshëndetje!

Nënkryetarja: Mirë! Qytetari: Ne jemi 3 familje këtu, që na ka rënë shtëpia nga tërmeti. Vajtëm tek “Emergjencat Civile”, bëni kërkesë thotë ai, t’ju ndërrojmë çadrat. Bashkia nuk ka ndonjë mundësi zgjidhjeje? Ndonjë bonus, a ndonjë shpërngulje, a ndonjë shtëpi me qira? Po jemi në rrugë…

Nënkryetarja: Epo, duhet të flasësh me Kryetarin, se është kompetencë e Kryetarit. Ditën e takimit e ka të enjten, zakonisht! Gazetarja e “Stop” takohet me përgjegjësin e Emergjencave Civile dhe me kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, i cili pranon të paguajë një bonus qiraje për këta banorë e t’u sigurojë një fond për riparimin e shtëpive në Janar të vitit 2020./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME