Categories Politike

Ironia e Berishës: Turqia 300 mijë të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë

Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë fushatës së vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, i nisur me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama. Me një krahasim të shpejtë me fushatën që ka nisur Turqia dhe atij në vendin tonë, Berisha shprehet me ironi se me këtë ritëm, Ramës do t’i duhen gati 200 ditë për të vaksinuar vetëm personelin shëndetësor.

“Këtij i thonë sukses! Turqia, 300 000 të vaksinuar në ditë, Shqipëria 365 të vaksinuar në 5 ditë! Dje Edvin Hajduti njoftoi se nga vaksina skarcitet kallp e futur në mënyrë klandestine në Shqipëri, janë vaksinuar 350 persona.

Agjensia Reuters njofton dje se Turqia ka vaksinuar në dy ditët e para mbi 600.000 njerëz. Kështu, Shqipërisë me Edvin Hajdutin për të vaksinuar vetëm personelin mjekësor do t’i nevojiten 200 ditë. S’ka gjë se vet e bëri i pari vaksinën!” nënvizon po me ironi Berisha teksa publikon edhe lajmin e Reuters, që flet mbi ecurinë e procesit të vaksinimit në disa vende të botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME