Damiano Agalliu ka dhënë lajmin e bukur se këtë javë është martuar me një dasmë të madhe. Ish-banori aventurier i “Big Brother” ka publikuar foto me bashkëshorten e tij dhe ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e gëzimit të tij.
“Dhe kështu, aventura fillon”, shkruan Damiano duke e cilësuar mbrëmjen e kaluar si momentin kur realizoi ëndrrën e tij. Përpos falënderimeve, Damiano shkruan se krijimi i një familjeje me bashkëshorten e duhur është arritja e lumturisë për një mashkull. Me sa duket, Damiano është mjaft i dashuruar dhe është gati për të krijuar familjen e tij.

