Categories Lifestyle

Nuk ua merr mendja kurrë se si u krijua sallata ruse

Viti 2020 shënon 157 vjetorin e krijimit të recetës popullore të Olivierit, e cilësuar dhe e njohur në të gjithë botën si “sallata ruse”.Të kesh këtë gatim të shijshëm dhe të përzemërt në darkën e Vitit të Ri është një simbol dhe traditë e vjetër ruse.

Ndoshta asnjë prej festave ruse nuk mund të kalojë pa këtë recetë kombëtare, pavarësisht nga fakti që kjo sallatë u përhap në mbarë vendin pas viteve 1960 -1970. Në kontrast me mendimin e përhapur masivisht sallata moderne Ruse (e quajtur “Olivier” në Rusi) ka pak të përbashkët me recetën origjinale të kësaj pjate të shpikur nga kuzhinieri rus me origjinë franceze dhe belge, Lucien Olivier.

Kjo është historia e Sallatës së famshme Ruse: Kjo sallatë u shpik në vitet 1860 nga Lucien Olivier (1838-1883), një kuzhinier moskovit i cili ishte pronar i restorantit “Hermitation” në Sheshin Trubnaya. Ndërtesa e restorantit është ruajtur ende sot. E vendosur në adresën 14, Bulevardi Petrovsky, ajo aktualisht është kthyer në një shtëpi botuese dhe një teatër.

Fillimisht, francezi nuk shpiku një sallatë, por një pjatë të quajtur “Majonezë nga Shpendët”. Për këtë recetë të shijshme, fileto shpendësh të egër ziheshin dhe më pas vendoseshin në një pjatë të shoqëruar me kube pelte të përftuara nga lëngu i tyre. Kjo pjatë shoqërohej në anësore edhe me gaforre dhe gjuhë viçi të aromatizuara me salcë Provencal (Tradicionale). Qendra e pjatës ishte zbukuruar me patate të pjekura dhe kastraveca turshi të gjitha të zbukuruara me feta vezësh të ziera. Sipas kuzhinierit, “pjesa” qendrore nuk ishte e destinuar për ushqim, por thjesht për qëllim estetik, si një element dekorimi, shkruan Scan.

Sidoqoftë, shumë shpejt Lucien Olivier pa që kjo vepër gastronomike e dekoruar në mënyrë të ndërlikuar përfundoi shumë shpejt tek shumica e njerëzve e përzierë në një miks shijesh. Kuzhinieri francez edhe pse e pa fillimisht me dyshim, u dorëzua dhe filloi duke i përzierë të gjithë përbërësit së bashku dhe më pas shtoi me shumë majonezë. Kjo recetë pati një sukses masiv!

Recetë origjinale e sallatës ruse “Olivier” në kontekstin modern:

fileto shpendësh të egër të ziera,

një gjuhë viçi të zier,

100 gram havjar të zi,

200 gram marule të freskëta,

gaforre e zier ose e konservuar,

gjysmë kavanozi kastravec turshi,

salcë soje,

dy tranguj të freskët,

100 gram kaperi,

5 vezë të mëdha të ziera, të prera hollë.

Salcë për sallatë: Majonezë e bërë në shtëpi nga 400 gram vaj ulliri të rafinuar, 3-4 të verdha vezësh, pak uthull dhe mustardë, sheqer dhe kripë për shije.

Sallata e Olivierit Sovjetik

Pas Revolucionit të Tetorit të vitit 1917 dhe Luftës Civile me Urinë dhe shkatërrimin e mëvonshëm, kuzhina ruse u bë histori antike në Rusinë Sovjetike. Sidoqoftë, një recetë e thjeshtuar e Sallatës së Olivierit u krijua midis emigrantëve të varfër rusë që kishin ikur jashtë vendit pas Revolucionit të vitit 1917. Kjo Sallatë e thjeshtë “emigrante” ruse u kthye në BRSS nga Franca pas Luftës së Dytë Botërore në rrjedhën e zgjerimit të kontakteve diplomatike me Europën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME