Categories Showbiz

Ish-këngëtarja rrëfen jetën e re mes SHBA-ve dhe Italisë

Është  larguar prej më shumë se dy dekadash nga Shqipëria, në një periudhë të vështirë si viti 1997, por e mbron gjithmonë me “fanatizëm” vendin.

Ajo ishte vetëm 16 vjeçe kur emigroi jashtë vendit dhe vitet që pasuan i ka kaluar mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Këngëtarja Ermiona Lekbello, ose e njohur ndryshe si ish-Miss Durrësi ishte tek “Rudina” këtë të shtunë për të na folur për jetën e saj, kujtimet që ajo ka në qytetin e Durrësit si dhe marrëdhënien me vajzën e saj 21 vjeçare, Elisën.

Në lidhje me largimin nga Shqipëria në një moshë aq të re, ajo thotë: “Bëra atë që shumë shqiptarë të tjerë bënë. Nuk pata mundësi të vazhdoja më tej karrierën, por çdo gjë ndodh për një arsye. Unë jam shumë e lumtur me jetën që kam tani, kështu që nuk do të ndërroja asgjë.”

Në Amerikë jam marrë më shumë me punën si buyer (blerës), në showroom ti zgjedh veshjet që kompania në Amerikë i blen, por ti je personi që i zgjedh për to. Dhe unë këtë gjë bëj në Milano. Unë zgjedh rrobat për kompaninë time në Amerikë. Unë vendos gjërat që do u çoj atyre. Është diçka që më pëlqen, ata kanë besim tek unë dhe jam shumë e kënaqur.

Vizitat në Shqipëri janë shumë të rralla dhe kur vjen qëndron shumë pak ditë. Njerëzit e parë që takon janë nëna e saj dhe vëllai, të cilët jetojnë në qytetin e Durrësit. Sa herë që vjen në Shqipëri, bashkë me të është dhe vajza e saj.  Ermiona ka realizuar rreth 15 këngë, me të cilat ka marrë pjesë edhe në festivale, por pas ka mbetur vetëm nostalgjia.

Kam nostalgji sepse muzika është pjesë e jetës sime, por tani merrem me gjëra të tjera dhe tani është vetëm nostalgjia.”/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME