Categories Politike

“Venecia”/ Avokat Ngjela e bën të madhe serish, godet Metën dhe paralajmëron një…

Vendimi i ‘Venecias’ për Metën, Ngjela: Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re, atë të ndëshkimit të keqbërësve të shtetit shqiptar

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ditën e stome vendimin e Komisionit të Venecias, në lidhje me veprimet e Metës për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ngjela thotë se ai evidentonte se Meta kishte shkelur Kushtetutëm dhe me këtë vendim Shqipëria ka hyrë në pragun e një epoke të re.

Ngjela thotë se, për shqiptarët, në 100 vjet, ky është rasti i parë historik i penalizimit të një presidenti në detyrë, i cili pati cilësim dhe analizë juridike nga një institucion juridik prestigjoz ndërkombëtar.

Postimi i plotë

Sot Shqipëria hyri në pragun e një epoke të re.

Komisioni i Venecias dërgoi dje vendimin paraprak me gjykimin e shkeljes së kushtetutës nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Shqiptarët panë në këtë rast se historia e tyre po hyn në rrjedhën e ligjit dhe të ndëshkimit të figurave politike.

Është shkarkimi i Presidentit të Republikës. Rasti i parë në historinë e Shqipërisë. Por mund të vijë edhe dënimi penal i këtij Presidenti nga Gjykata Kushtetuese.

Duhet të theksohet se, për shqiptarët, në 100 vjet, ky është rasti i parë historik i penalizimit të një presidenti në detyrë, i cili pati cilësim dhe analizë juridike nga një institucion juridik prestigjoz ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë fakt, na duhet të pranojmë se, në këto çaste historike, vetë historia e shtetit shqiptar hyri në pragun e një epoke të re: në kohën e ndëshkimit të keqbërësve të shtetit shqiptar dhe të vetë shqiptarëve.

Ky prag do të quhet: kalimi, nga ndëshkimi i Gjykatës së re Kushtetuese kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në hetimin dhe në akuzat që do të fillojnë të ngrihen kundër korrupsionit të lartë politik dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.

Sot duhet të themi që çlirimi i shqiptarëve ka filluar si proces që do të vijojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME