Categories Politike

Ish ministri bën parashikimin për 2020-n:

Per ish deputetin dhe ish ministrin Tritan Shehu, viti 2020, do te jete një “Vit i Zi” sic thote ai per shendetesine dhe pacientin, por fitimprures per PPP-te! Ne nje postim ne rrjetet sociale, Shehu shkruan se ne vitin 2020 “parshikohet qe eksodi i mjekeve te ule numrin e tyre nen 1 per 1000 banore, kur mesatarja e Kontinentit eshte 3,5. “Per here te pare ne shendetesine tone kerkesat per specializimet pas universitare jane me te pakta se vendet e njejta ne dispozicion (pa pagese shumica e tyre), si pasoje e emigracionit masiv edhe te te sapo diplomuarve. Per vitin 2020 nuk eshte parashikuar asnje shtese pagash per personelin shendetesor.

Ne vitin 2020 nuk do te kete asnje “qindarke” per kualifikimet, aktivitetet shkencore etj, asnje sherbim te ri specialitetesh.Numri real i shtreterve publike per 1000 banore do te ulet nen 2, kur mezatarja europiane eshte mbi 4. Spitalet e rretheve vazhdojne te atrofizohen, ne Tirane do te shtohet mbi ngarkesa e pa perballueshme. Pacientet keshtu po detyrohen qellimshem te drejtohen te privati pa mbulese financiare, pra duke paguar gjithmone e me shume direkt nga xhepi, ose…?! Projektligji i ri i sistemit spitalor, qe po qarkullon ne menyre okulte, do te ishte goditja “vdekje prurese” e spitaleve tona per Vitin e Ri.

Kujdesi paresor, qe po largohet cdo dite nga qytetari nuk do te kete asnje zgjerim te sherbimeve te vecanta ne territor, si psh duhet ai paliativ, reablitimi, kroniket etj. Kompanite serioze farmaceutike si pasoje e korrupsionit po detyrohen te largohen, duke i lene tregun gjithmone e me shume “fake drugs” nga vendi apo importi, ne nje liste rimbursimesh tejet te vogel. Buxheti i Shendetesise ngel me i varferi e antisociali ne Europe me 2,1% te GDP plus 0,7% nga kontributet direkte dhe me mbi gjysmen e shpenzimeve prej pagesave direkte te qytetarit. Vetem shpenzimet per PPP-te do te rriten duke arritur ne 40 M$”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME