Categories Politike

Komisionerja e KE për të Drejtat e Njeriut shpreh shqetësimin për paketën anti-shpifje

Një zyrtare e lartë evropiane për të drejtat e njeriut shprehu shqetësimin e thellë për planet e qeverisë shqiptare për të miratuar një ligj për të cilin kritikët thonë se do të godiste fort lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, thotë se “paketa kundër shpifjes” që pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar të mërkurën ka nevojë për “përmirësim urgjent”, pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut për lirinë e mediave.

Ligji kërkon që të gjitha mediat online të regjistrohen, dhe u jep autorizime dy agjencive publike për të vendosur gjoba të rënda për media të paregjistruara. Mijatoviç u kërkoi ligjvënësve shqiptarë që t’i afrojnë projektligjet në përputhje me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës. Projektligji tashmë është kritikuar nga shoqatat e gazetarëve vendorë dhe ndërkombëtarë dhe gjithashtu Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Mijatoviç gjithashtu shprehu shqetësimin për “kompetencat e organeve rregullatore – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Shqipëri dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive – “për të vendosur gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqet e internetit të mediave pa një urdhër gjykate, si dhe futjen e rregullimit shtetëror të mediave në internet. “ “Është me rëndësi të madhe të sigurohet që interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe se vetë-rregullimi nga media, përfshirë media online, mbizotëron,” tha ajo. Shoqatat e gazetarëve në Shqipëri kanë planifikuar një protestë të mërkurën kur parlamenti të debatojë për projektligjin. Mediat post-komuniste të Shqipërisë deri më tani janë përdorur ose shfrytëzuar përgjithësisht nga partia politike në pushtet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME