Categories Lajme

Ishin në kafe para se të zhdukej, ky është shoku i biznesmenit me të kaluar të zezë në Itali

Gazetari Artan Hoxha ka siguruar foton e shokut të biznesmenit të zhdukur prej disa ditësh në Tiranë. Ferdinand Rrushi është ndaluar për zhdukjen e biznesmenit, Ruzhdi Hoxha pasi ka qenë kontakti i fundit përpara se të humbte gjurmët. Rrushi njihet me dy emra, Ferdinand dhe Alfred. Ferdinand Rrushi tashmë ndodhet në paraburgim pasi gjatë shpjegimeve që dha për zhdukjen e biznesmenit Hoxha rezultoi se ishte në kërkim nga drejtësia italiane.

Por si u zhduk biznesmeni?

Prej dy javësh biznesmeni Ruzhdi Hoxha, që ka në pronësi një fabrike inertesh në Kamzë rezulton i zhdukur. 43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa. U ka thënë policëve se prej 3 ditësh nuk kishte mundur të komunikonte me të. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

Para grupit hetimor ai tha se bashkë me një shok tjetër të tyre ndodheshin në një lokal në Kamzë duke konsumuar kafe. Sipas tij, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte deri në Fushë Mëzezë dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të. Por nga verifikimi që policia bëri ndaj këtij personi rezultoi të ishte në kërkim. Gjykata e Xhenovas në Itali e kishte dënuar për trafik droge. Rrushi u arrestua me qëllim ekstradimi, por njëkohësish është i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës.

Mjeti që përdori Rrushi është kapur nga kamerat edhe në zonën e Zallherrit. Pak ditë më parë, në komisariatin numër 4 një person ka denoncuar se ka gjetur në rrugë, pranë Shkollës së Bashkuar, një celular. Nga verifikimet dyshohet se ky aparat i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Hetuesit dyshojnë se celulari mund të jetë hedhur në këtë zonë, për të shpërqendruar hetimet e policisë. Për gjetjen e biznesmenit, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, por pas deklarimeve ata janë lënë të lirë.

Familjarët e Ruzhdi Hoxhës kanë pohuar se i afërmi i tyre ishte larguar të paktën edhe dy herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas dy ditësh. Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Si pistë kryesore po hetohet ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes për shkak të borxheve që ka pasur Hoxha, ndërsa biznesi i tij ka qenë drejt falimentimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME