Categories Lajme

Qeveria ndryshon mendje, hiqet taksa për qumështin pluhur

Nga Erblina Mile

Fabrikat e përpunimit të qumështit nuk do të taksohen për qumështin pluhur. Qeveria është tërhequr nga propozimi për taksimin prej 100 lekë për kg për qumështin pluhur. Ky vendim vjen pas kërkesave të industrisë së përpunimit të qumështit në vend. Ministria e Financave ka reflektuar ndryshimin në pikën 8 të nenit 4 të relacionit për “Taksat Kombëtare”  ku theksohet se përjashton nga pagimi i taksës për qumështin pluhur, taksën për hirrë qumështi dhe taksën për krem qumështi fabrikat e prodhimit me etiketë të miratuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ky vendim ligjëron faktin se fabrikat e prodhimit te qumështit në Shqipëri përdorin në masë qumështin pluhur pasi reagimi ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë taksë. Në propozimin e parë qeveria theksonte se taksimi i qumështit pluhur u bë për të dekurajuar importin e qumështit pluhur dhe për të favorizuar prodhimin e qumështit nga fermerët.

Nga të dhënat në relacion rezulton se ka pësuar rënie sasia e qumështit të grumbulluar. Kështu, në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë ton nga rreth 140 ton që ishte në vitin 2019. Ndërkohë, vihet re një rritje në produktet që importohen për prodhimin e produkteve të bulmetit, ndër të cilët mjaft i rëndësishëm është qumështi pluhur. Kështu, sasia e importuar e këtij produkti për vitin 2020 ka qenë në masën mbi 1.400 ton/vit, sasi kjo rreth 2.5 herë më e lartë krahasuar me atë të vitit 2016 që ka qenë rreth 560 ton/vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME