Categories Lajme

Ishte në makinë me prokurorin dhe u pla gos, në 2015 Land Muharremi ka bërë fushatë për Ramën

Në lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja reagon edhe ish- deputeti i PD-së, Ervin Salianji. Ai shkruan se sot nga ana e mazhorancës trumbetohet me të madhe se në makinë me prokurorin ishte edhe një njeri i botës së krimit Pëllumb Muharremi, i cili po ashtu mbeti i plagosur, por në vitin 2015 ky i fundit sipas opozitës ka mbledhur vota për Partinë Socialiste. Sipas Salianjit në zgjedhjet lokale të vitin 2015 Muharremi ka kërcënuar me armë mbështetësit e Partisë Demokratike.

POSTIMI I SALIANJIT Autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.

Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individë me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej, por kontrollon zona influence në administrate publike. Parimi është i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër.

Sot konflikti është mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eliminim fizik! Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish-Bashkinë Sukth!

Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese! Pas zgjedhjeve si shpërblim Bert Hoxha u emërua administrator i Njësisë Sukth si shpërblim për vjedhjen e votave! Prandaj është imediate ndëshkimi i gangsterëve me pushtet, se s’ka asnjë rrugë tjetër për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin! Prandaj gangsterët marrin guximin të ngrenë dorën ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do t’i shtypim bandat dhe mafien që po i pinë gjakun Shqipërisë dhe po e bëjnë të pabanueshme për qytetarët!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME