Categories Lajme

Tërmeti në Korçë, prefekti Spirollari: Janë thelluar dëmet në disa banesa

Perfekti i Korçës Dhori Spirollari u shpreh sot se nga tërmeti i ditës së djeshme nuk ka banesa të reja të dëmtuara, ndërkohë që janë thelluar dëmtimet në banesat e prekura nga tërmeti i 1 qershorit. Ai u shpreh se janë ngritur grupet e inxhinierëve për të bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa i bëri thirrje pushtetit lokal që të qëndrojë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë.

“Nuk ka banesa të reja të shtuara nga tërmeti i nëntorit. Janë thelluar dëmet konkretisht 6 banesa në Qafëzezë dhe 4 në Vidohovë. Dy në Qafzezë janë me probleme serioze. Janë ngritur grupet e inxhinierëve. Këto banesa kanë qenë të gjitha në dëmshpërblim. Pra është grupi i evidentimit që është në terren dhe paraprakisht po themi dëmet e shkaktuara. Thirrje bashkive t’ju qëndrojnë pranë banorëve për çdo nevojë që kanë”, u shpreh Spirollari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME