Categories Lajme

Kush është biznesmeni fierak i naftës i arrestuar për mospagim taksash

Policia e Fierit vuri në pranga një biznesmen 60-vjeçar për shkak se ishte shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Iljas Fisheku, 60-vjeç, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë. Fisheku është arrestuar dhe në vitin 2012 për akuzën e kontrabandës, por më pas është lënë i lirë nga burgu.

Biznesmeni po ashtu ka qenë dhe pjesë e skandalit me kontrabandën e naftës virgine, skandal i denoncuar nga ish-ministri Dritan Prifti. Bëhet fjalë për një skandal që përfshinte periudhën 2007-2009, ku sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si ‘Vergine’, është tregtuar në territorin e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum”. Vetëm nga shmangja e taksave shtetit asokohe iu shkaktua një dëm prej 2 miliardë lekësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier,  ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: I.F., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME