Categories Politike

Ishujt e Egjeut/ Ministri grek kërcënon Turqinë: Kush kalon vijën e kuqe, i përgjigjemi dhe ushtarakisht

Pavarësisht solidarizimit me tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje tre ditor mes Turqisë dhe Greqisë, duket se dy vendet do rifillojnë tensionet.

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka deklaruar se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë atëherë përgjigja do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demilitarizohet.

Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cënon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj.

Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenarët dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe. Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogan ka dërguar dy mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarraj kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian Khalifa Haftar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME