Categories Bota, Lajme

Islanda e evakuon një qytet të tërë për shkak të vullkanit

Autoritetet në Islandë i kanë evakuuar 3.000 banorë nga një qytet në jugperëndimit të ishullit, për shkak të frikës së shpërthimit vullkanik, pas një sërë tërmetesh dhe provave të përhapjes së magmës nën tokë.

Zyra Meteorologjike e Islandës tha të shtunën se ekziston një rrezik i madh i shpërthimit të vullkanit në gadishullin Reikjanës, për shkak të sasisë së madhe të magmës nëntokësore dhe ritmit me të cilin po lëvizte.

“Nuk mendoj se ka mbetur shumë kohë deri të shpërthimi, disa orë apo disa ditë. Rreziku i një shpërthimi [vullkanik] është rritur jashtëzakonisht”, tha për televizionin shtetëror RUV Thorvaldur Thordarson, profesor për vullkanet në Universitetin e Islandës. Agjencia për Mbrojtje Civile e Islandës urdhëroi të premten mbrëma evakuimin e plotë të qytetit Grindavik.

Në rajonin e Reikjanës kanë ndodhur disa shpërthime vullkanike në zonat e papopulluara në vitet e fundit, por shpërthimi për të cilin druhet se do të ndodhë tani përbën të pashmangshëm për qytetin, sipas autoriteteve.

Të enjten, lëkundjet e rritura sizmik nxitën mbylljen e njërit prej atraksioneve kryesore turistike të vendit, Blue Lagoon spa.

Reikjana është qendër vullkanike dhe sizmike në jugperëndim të kryeqytetit, Reikjavik. Në mars 2021, burimet e lavës shpërthyen në mënyrë spektakolare si pasojë e një carjeje në tokë rreth 500-750 metra e gjatë në rajonin vullkanik Fagradalsfjall.

Aktiviteti vullkanik në atë zonë vazhdoi për gjashtë muaj gjatë atij viti, duke tërhequr mijëra islandezë dhe turistë për ta vizituar vendin e ngjarjes. Në gusht 2022, një shpërthim trejavor ndodhi në zonën e njëjtë, i ndjekur nga një tjetër në korrik të këtij viti./ REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME