Categories Lajme

Itali/Firence, Silvio Berluskoni hetohet për ma.sakrat e viteve 1992-1993

Sipas ‘Corriere Della Sera’ dhe ‘Rai New’, kërkesa zyrtare që Silvio Berluskoni të vihet nën hetim në Firence, si pjesë dosjes hetimore për masakrat mafioze të viteve 1992-1993 në kryeqytetin Toskan, në Romë dhe Milano, u depozitua sot në mëngjes në kancelarinë e seksionit të dytë të Gjykatës së Akreditimeve të Apelit të Palermos

Hetimi i Firences

Hetimi për Berluskonin dhe ish senatorin Marcello Dell’Utri, (të dy të hetuar dhe çështja u arkivua në vitin 2017), vjen pas përgjimeve në burg të bisedimeve të ish shefit të ‘Brancaccion’ Giuseppe Graviano, i cili e përcakton liderin e ‘Forza Italia’ si bashkëpunëtor dhe ‘kapo’ i fshehur i vrasjeve.

E drejta për të heshtur

Sipas avokatëve të ish kryeministrit, Coppi dhe Ghedini, Berlusconi do të përfitojë nga një klauzolë e ligjit, duke zgjedhur të mos përgjigjet para trupit gjykues. I thirrur më 3 tetor 2018, ish-kryeministri e refuzoi ftesën, duke pretenduar se ai nuk mund të ishte i pranishëm në atë datë për shkak të angazhimeve institucionale në Parlamentin Evropian.

Për Silvio Berluskonin,dyshimet ndaj tij janë boshe, të pafaktuara dhe që stimulohen nga politika.

Përgjimet

Gjatë përgjimeve të Graviano-s në ambjentet e burgut, në disa raste ai ka përmendur emrin ‘Berluska’, që sipas akuzës është shkurtim i emrit Berluskoni

Graviano duke folur me të burgosurin tjetër Umberto Adinolfi  

“Berluska më kërkoi me mirësjellje … për të ishte urgjente… por në atë kohë kishte njerëz të moshuar dhe ai më tha se do të donte një gjë të këndshme “, është kjo fraza e transkriptuar nga prokuroria sipas të cilës bëhej fjalë për masakrat e vitit ’92.

Në dialogët e Graviano-s me Adinolfin, Berluskoni përshkruhet nga Graviano si tradhtar. 

“Kur e filloi veprimtarinë në vitet ’70 ai e nisi me këmbën e mbarë… Në vitin 1994 më tha se ‘nuk mund të ndante ata që e kishin tradhëtuar nga ata që e kishin ndihmuar’.

Një Berluskoni jo mirënjohës, ai i përshkruar nga Graviano, i cili kur u bë kryeministër, do të linte njerëz të pafajshëm të kalben në burg, njerëz që sipas Graviano, kishin sakrifikuar veten për të.

Në vitin 2014, sipas deponimit të të burgosurit Alberto Lorusso, ish shefi i Cosa Nostra, Totò Riina i kishte thënë atij për Silvio Berluskonin se “ai për çdo gjashë muaj na jepte 250 milion”.

Megjithatë, Riina në përgjime shprehet se ai kurrë nuk e takoi atë –  “Ai nuk ishte aq i famshëm në kohën time, përndryshe do ta kërkoja unë atë”.

PS/ Vitet 1992-1993 në Itali ishin të karakterizuara nga një seri sulmesh me autobomba kryer nga ‘Cosa Nostra’. Ajo që e dallon atë periudhë ishte natyra veçanërisht e dhunshme e veprimeve kriminale ndaj forcave policore, gjykatësve, politikanëve, trashëgimisë kulturore italiane dhe gjithashtu personaliteteve të medias, me qëllim dobësimin, goditjen dhe shantazhimin e Shtetit për të realizuar një ‘negociatë’ midis Shtetit Italian dhe ‘Cosa Nostra’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME