Ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit, e cila tashmë prej 20 vitesh është pjesë e botës së televizionit, e fokusuar kryesisht në moderimin e programeve sportive. Bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Hygerta Sako.
E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja na riktheu në kohë teksa kujtoi Festivalin e Këngës të 22 viteve më parë, ku ka kënduar dhe performuar një prej këngëve hit të asaj kohe, “Barbie girl”. Ajo tregoi se kënga ka qenë një ndër ëndrrat e saj të fëmijërisë, por më vonë kuptoi se s’mund të ishte këngëtare. “Të këndosh playback dhe të mjaftohesh me videoklipin e bukur nuk është për kapacitetin tim”, tha Sako ndërkohë që shtoi se nuk ka ndërmend të bëj më gjëra të tilla gjëra.
Gjithashtu ajo ka treguar më tepër lidhur me profesionet e së shkuarës duke na treguar edhe njëherë se bukuria për të ka qenë vetëm një ndihmë për të ecur përpara.
Ajo ka treguar se përpos prezantimit, ka qenë edhe një përkthyese shumë e zonja por tashmë e ka lënë pas dore pasi nuk ka më kohë. “Nuk marr dot përsipër të përkthej libra të rëndë të letërsisë e kam nisur me libra të thjeshtë. Kam dy vjet që s’përkthej më, kam probleme me sytë.Në fakt nuk kam pasur dhe shumë kohë në dispozicion”. Librat kanë qenë kryesisht romane bëri të ditur ajo, mes të cilëve veçoi edhe të mirënjohurën Danielle Steel.
