Categories Politike

Itali/Zgjedhjet Rajonale, fiton Qendra e Majtë në ‘Emiglia Romagna’, humbje e fortë për Salvinin

Në zgjedhjet rajonale që u zhvilluan në Itali, në Rajonin e ‘Emilia-Romagna’ kandidati i majtë Stefano Bonaccini i PD, ka triumfuar duke siguruar mbi 51 përqind të votave dhe duke shenura humbien  për kandidatin e Lega-s së Matteo Salvinit, Lucia  Borgonzoni.Nje humbje politikish shumë ë rëndë për liderin sovranist Salvini qe forcon qeverisien Conte.

Shumë kee ka dale dhe kandidatin e ‘5 Yjet’, Simone Benini, nje force politike qe po shkon drejt zhdukjes

Pjesmarrja e lartë në zgjedhje, 67 përqind, 30 pikë më shumë sesa në zgjedhjet e mëparshme rajonale, bëri që ‘Emilia-Romagna’ dje të ishte epiqendra e politikës kombëtare, të paktën për një ditë të vetme edhe për arsyen se mund të vihej në diskutim jo vetëm e ardhmja e qeverisë Conte 2, por edhe besueshmëria e qendrës së majtë.Gjatë ditëve të fushatës, Silvio Berluskoni i bëri thirrje elektoratit për ndryshime dhe ekuilibra të rinj, ndërsa Salvini foli për dëbimin e emigrantëve.

Giorgia Meloni u bëri apel votuesve që të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Partia Demokratike në ‘Emilia-Romagna’ kthehet në partinë e parë me 34.6 përqind, një rekord që ishte ‘vjedhur’ nga ‘Lidhja për Europianët’ dhe nga ‘5 Stelle’ në vitit 2018. Më pas renditen Lega e Salvinit me 31.9% dhe ‘Fratelli d’Italia’ me 8.6.

Disfatë të plotë ka pësuar në këto zgjedhje Lëvizja ‘5Stelle’ me vetëm 4.7% si parti. Edhe më e keqe është kandidati i tyre, Simone Benini, nuk arrin të bëhet pjesë e  këshillit rajonal, sepse nuk mori vota të mjaftueshme nga elektorati i tij.

‘Forza Italia’ pati gjithashtu një rezultat edhe më të keq, me vetëm 2.59%.

Kurse në Kalabri, të djathët ruajtën pozicionet e tyre tpas fitores së kandidatit të Forca Italia, Jole Santelli, i cili ka siguruar më shumë se 55 përqind të votive, ndërsa janë numëruar 1,973 qënda votimi nga 2,420 në total. Edhe Këtu, si dhe në Emilia-Romagna, Lëvizja 5 Stelle ka pësuar humbje dërmuese.

Në frontin e pjesëmarrjes, boom- i pjesëmarrjes në Emilia-Romagna i detyrohet efektit të asaj që njihet si ‘Lëvizja e Sardeleve’, lëvizja politike e lindur në Bolonjë në nëntor të vitit 2019 gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet rajonale në Emilia-Romagna, të deklaruar kundër populizmit dhe sovranizmi ndaj çdo partie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME