Categories Lajme

Italia nis një tjetër bllokadë anti-Covid

Në SHBA e Britani, shifrat më të ulëta që prej Shtatorit, Italianët u zgjuan këtë të Hënë mes një tjetër bllokade për frenimin e përhapjes së Covid-19. Në më shumë se gjysmën e rajoneve, në 11 prej tyre nisi aplikimi i rregullave të ashpra të zonës së kuqe, që parashikon mbylljen e të gjitha aktiviteteve jo-jetike, veç ushqimoreve dhe farmacive. Banorëve u lejohet dalja nga shtëpitë për blerjet e përditshme, për arsye shëndetësore ose punë. Pjesa tjetër prej 9 rajonesh janë të gjitha në zonën portokalli, ku janë të mbyllura baret, restorantet dhe aktivitetet e kohës së lirë, ndërsa qarkullimi i njerëzve ndalohet gjatë natës nga ora 22 deri në 5.

Edhe Pashkët e këtij viti, italianët do i festojnë të mbyllur në shtëpi, pasi i gjithë vendi do të jetë zonë e kuqe për tre ditë nga 3 deri në 5 Prill. Italia ka hyrë në një valë të tretë të përhapjes së Covid-19, teksa rastet ditore mbi 20 mijë që prej fillimit të këtij muaji.

Nga kjo e Hënë edhe rajoni që përfshin Varshavën në Poloni, më i populluari në gjithë vendit hyn në bllokadë, për shkak të nisjes së valës së tretë të përhapjes. Problematike situata edhe në Çeki e Hungari. Në Shtetet e Bashkuara, niveli i infektimeve ditore ka arritur në kuotat më të ulëta prej Shtatorit, ashtu si edhe në Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME