Categories Lajme

Përse Einstein nxjerr gjuhën?

Kanë kaluar 70 vjet që kur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave. Në qendër të ngjarjes: reporterët insistues dhe Albert Einstein, që festonte ditëlindjen.

Është 14 Marsi i vitit 1951 dhe Albert Einstein ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA dhe punon atje në “Institutin për Studime të Avancuara” në Princeton, New Jersey. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.

Fotografia e çastit që u bë ikonë

Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Ata duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Albert Einstein ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive, ai e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personit të tij. Dëshiron thjesht të largohet që andej. Por nuk mundet, sepse ndodhet ulur në sediljen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte dhe gruas së tij Marie. “Mjaft, mjafton …”, duhet t’u ketë thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: “Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje”, thërret njëri prej gazetarëve.

Einstein shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën përndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.

Profesori i shpërqendruar, me flokë të shpupurishur dhe me veshje të lënë pas dore, që harron aq shpesh të mbathë çorapet, teorinë e relativitetit të të cilit pak kush e kupton deri më sot, u mitifikua që në të gjallë të tij. Pamja ikonike e kësaj fotografie çasti i jep këtij truri gjenial statusin e një pop-ikone.

Por nuk është fotografi Arthur Sasse, që i jep fotografisë famë botërore, por vetë Albert Einstein. Atij i pëlqen fotografia, porosit shumë printime të tjera dhe i pret ato në mënyrë të tillë, që çifti Aydelottes të mos duket, por vetëm portreti i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë.

“Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat,” thoshte ai. I Einstein duhet të jetë edhe ky citat: “Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku njerëzor. Por për universin nuk jam ende krejt i sigurt”.

Këtij budallallëku Einstein i konfrontohej me gjenialitet – dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në postera dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME