Categories Lajme

Iu dëmtua shtëpia më 21 shtator, Rama i dorëzon çelësin e banesës së re familjes 7-anëtarëshe në Ndroq

Shtatë anëtarët e familjes Matera në fshatin “Lagje e Re” Ndroq do e presin ndërrimin e viteve në shtëpinë e tyre të re. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj i dorëzuan çelësat e banesës së re zonjës së shtëpisë Sadihe Materës, e cila nuk do të duhet më të mendojë për çatinë e shkatërruar dhe për rrezikun që i kanosej çdo ditë nga amortizimi i banesës dhe që me tërmetin pësoi shkatërrimin total. Kreu i qeverisë u shpreh se sikurse kjo banesë e cila është bërë shumë herë më e mirë se ajo që ishte para se të dëmtohej nga tërmeti, edhe shtëpitë e tjera do të jenë model. “Keni kaluar pa dëmtime në shëndet. Kjo është kryesorja. Të tjerat pastaj, më mirë bëhet. Shtëpia është më e mirë se ajo që ishte. Të gjithë ata që kanë pasur dëme do t’ua bëjmë shtëpinë më të mirë”, tha Rama.

Kryeministri u interesua që shtëpisë së re të Ramazanit të mos i mungojë asgjë nga pajisjet e domosdoshme elektroshtëpiake, ndërsa bashkëbisedoi me fëmijët e familjes për shkollën që ata ndjekin dhe punët që kryejnë në bujqësi në fermën e tyre.

“Shyqyr që tërmeti i 21 shtatorit kaloi pa dëmtime në shëndetin tuaj. Të gjithë atyre që kanë pasur dëme, do t’jua bëjmë shtëpinë më të mirë seç e kishin”, – tha Kryeministri Rama. Kreu i qeverisë inkurajoi fëmijët të ndjekin shkollën e mesme profesionale duke iu siguruar atyre siç tha ai, se “shkolla profesionale është punë e sigurt”. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga synimet ka qenë që banesat e reja që po ndërtohen pas tërmetit të jenë më të forta dhe me kushte shumë herë më të mira duke vendosur një standard të ri. “Jo çdo e keqe vjen për keq. Edhe me porosinë e kryeministrit, dhe me ndihmën e miqve tanë, jemi dita me natën”, tha Veliaj. e.xh. Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME