Categories Sport

Iu gjet 1 ton ha.shash dhe 700 mijë euro, në pranga ish lojtari i Malaga

Ish futbollisti spanjoll, Sergio Contreras ka përfunduar në prangat e policisë iberike, pasi dyshohet se drejton një grup të strukturuar kriminal. 36-vjeçari u arrestua në qytetin bregdetar të Estepona gjatë një sërë bastisjesh të njëkohshme policie të cilat u zhvilluan në Malaga, Granada dhe Sevilla. Nga të dhënat e para, rezulton se grupi i Contreras posedonte rreth 1 ton hashash dhe 700 mijë euro para të thata. “20 persona u arrestuan. Ata ishin në posedim të gati një ton hashash dhe 700,000 euro kesh. Contreras ishte kreu i organizatës,” thuhet në informacionin e paktë të policisë spanjolle.

Aktualisht, ish lojtari i Rayo Vallecano, Marseille dhe Aris Selanik ndodhet në një rajon policie në qytetin spanjoll, Malaga. Operacioni policor u quajt “Operacioni MasKoke” në një goditje me nofkën e ish-sulmuesit “Koke” për të mos u ngatërruar me kapitenin aktual të Atletico Madrid, Jorge Resurreccion Merodio

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME