Categories Lajme

Iu vu tritoli dy herë, ky është hoteli 7-katësh në Sarandë i Mariel Muratajt që çoi në pranga 8 zyrtarë

Hoteli 7-katësh në bregdetin e Sarandës, për të cilin u lëshuar 11 urdhërarreste nga Prokuroria e Sarandës, rezulton në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-t, Mariel Mërtiri. Ai e kishte blerë godinën ekzistuese dhe ka marrë leje për rikonstruksion e hotelit.

Por Mariel Mërtiri e ka rrënuar të gjithë godinën dhe ka rindërtuar nga fillimi, madje duke shtuar edhe kate shtesë. Më pas ai ka arritur ta legalizojë hotelin pa leje, i cili është vendosur në funksion prej rreth 2 vitesh.

Veprimet Mariel Mërtiri i ka kryer pasi ka lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Hotelit iu vu eksplozivi dy herë brenda pak viteve të fundit.

Më 9 shkurt 2021 një shpërthim i fuqishëm me tritol u regjistrua në Sarandë. Shpërthimi ndodhi në hotelin e ish-kreut të ALUIZNI-t në Sarandë, Mariel Murati. Mësohet se tritoli u vendos në tarracën e hotelit dhe dyshohet se ka qenë i lidhur me rrymën elektrike, sepse sapo roja ndezi d dritën, ka shqëprthyer menjëherë.

Më datë 29 qershor 2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, njoftonte policia.

Mirëpo në deklaratën e tij, pronari i hotelit, Mariel Murati ka pretenduar se shpërthimin e shkaktoi një bombul gazi dhe jo eksploziv, ashtu siç e raportoi më herët Policia e Sarandës.

Hoteli ishte hedhur në ankand nga banka, por Murati arriti ta blejë sërish, teksa ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

Objektivi i shpërthimit në numër 4 në Sarandë ka qenë Mariel Murati, pronar i një hoteli dhe ish drejtori i ALUIZINI në Sarandë. Murati ka qenë edhe vitin e kaluar pre e një shpërthimi të ngjashëm me tritol po në hotelin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e djeshme, 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pse po braktiset Ballkani? Faktorët që po nxisin largimin e të rinjve nga rajoni

Mario (30), Mijat (29) dhe Matija (22) duket se nuk kanë asgjë të përbashkët. Njëri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME