Categories Lifestyle

Ja cfarë kurojnë mjalti dhe kanella

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës

Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër, transmeton Telegrafi. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në SHBA dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik

Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet.

Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infektimet

Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbja e dhëmbit

Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli

Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet

Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut

Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun

Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Mostretja

Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.

Plakja e ngadalshme

Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos mplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije 1/4 e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

Puçrrat

Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh në gjumë dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t’i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

Infektime të lëkurës

Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qeretin dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshës

Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Kanceri

Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lodhja

Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr.Milton, i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME