Categories Lifestyle

Bëni këto që aroma e parfumit të zgjasë më tepër

Për shumë njerëz parfumet janë shumë të rëndësishme. Për femrat parfumi është një ndër produktet që nuk mungon asnjëherë në çantë. Aroma e parfumit është e parezistueshme dhe të gjithë dëshirojnë që era e tij të zgjasë për gjithë ditën.

Ndodh që edhe pse shpenzojmë shuma të mëdha parash, aromazhduket pas disa orësh. Kjo nuk ndodh për faj të cilësisë së parfumit por për shkak të mënyrës së gabuar që e hedhim. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si një parfum do rezistojë më tepër, i shtrenjtë apo i lirë:

Aplikojeni në lëkurë dhe jo në rroba

Ky është rregulli kryesor për parfumet, në mënyrë që të nuhasni aromën e vërtetë që ai ka. Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë.

Nuk duhet t’i mbani afër shishet e parfumeve me aroma të ndryshme

Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni t’i keni të gjithë në të njëjtën aromë sepse përndryshe secilit do i ikë aroma fillestare. Ose nëse kanë aromë të ndryshme, atëherë sigurohuni që të jenë në largësi nga njëri-tjetri.

Zgjidhni aromën e parfumit sipas stinës

Duhet të keni parasysh se jo çdo lloj arome përdoret në çdo kohë. Duhet të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të përdorni erëra të lehta. Gjatë stinës së dimrit ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.

Mos fërkoni duart kur hidhni parfum

Një nga gabimet që bëjmë shpesh është fërkimi i duarve pasi hedhimparfum. Duke bërë këtë veprim, ju shkatërroni molekulat e parfumit, prandaj nëse dëshironi të nuhasni vërtet parfumin tuaj mos e bëni më.

Në cilat pjesë duhet të aplikoni parfumin

Zona pas veshëve, kyçeve të dorës, te bërryli, në flokë dhe në qafë janë të gjitha pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin që ai mos të shkojë dëm. Enët e gjakut në këto zona janë afër sipërfaqes së lëkurës, dhe temperatura do të ndihmojnë që era të përhapet më lehtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME