Categories Lifestyle

Ja çfarë parashikojnë yjet për ju nesër

DASHI-Nën tërheqjen e Venusit dhe Marsit, Hëna iu prish disi qetësinë dhe krijon pengesa në rrugën tuaj të gjatë. Do të merreni të promovoni një projektin tuaj të punës, tek i cili keni shumë pritshmëri. Gjasat janë që të dalë me sukses.

DEMI-Nëse me partnerin është krijuar pak tension, mos e vononi çështjen për ta sqaruar. Për të kthyer harmoninë do të jetë më e thjeshtë sesa mendoni. Përfitoni nga mbështetja që ju garanton familja, për të përmbushur zgjedhjet që do bëni.

BINJAKËT-Rruga e gabuar dhe vonesat mund të bëjnë që të dështojë një plan. Por mos u dekurajoni, pasi keni mundësi të gjeni zgjidhje më të mira akoma. Organizoni një udhëtim: do të bëjë që të krijoni kontakte interesante me persona të panjohur.

GAFORRJA-Për shkak të veprimit të Hënës, dita do të jetë disi e vështirë, me shumë keqkuptime, ankesa dhe mendime jo shumë optimiste. Sot në dashuri do të jeni pak jashtë ritmit. Asgjë për t’u shqetësuar, por dëshira për t’u larguar nuk e favorizon mirëkuptimin.

LUANI-Perfeksionizmi gëlon në venat tuaja, por do të ishte më mirë të liroheshit nga kjo, pasi ju streson dhe çon në ndikime negative në raportet profesionale. Takimi me dikë që nuk e keni parë prej shumë kohësh do të bëjë që të ndizet një flakë e vjetër pasioni.

VIRGJERESHA-Nëse ndiheni të kushtëzuar nga kërkesat dhe gjykimet e një familjari, vërini vetes objektiv që të liroheni për të marrë vendime. Duke qenë se ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, do të zbuloni se kështu do të ndiheni mirë.

PESHORJA-Mbështetja e Mërkurit, por me armiqërinë e Venusit dhe Marsit, do të bëjë që të ndiheni fajtorë në frontin e dashurisë. Është e kotë të prisni ndryshime në punë. Jeni ju që duhet të bëni diçka për t’u ngritur në detyrë. Nuk mund t’ia lëni më rastësisë.

AKREPI-Jeni të hapur për bashkëpunime dhe të gatshëm të jepni ide të reja. Sa keq që Mërkuri angazhohet duke ju vënë shkopin në rrota. Do të dini të vlerësoni plotësisht personin që ju rri përkrah dhe t’i kushtoni vëmendjen e duhur.

SHIGJETARI-Për shkak të Venusit, çështje të zemrës mund të bëjnë që të lini pas dore punën. Por Saturni ju tërheq vëmendjen dhe ju shtyn të keni përqendrim dhe qartësi në mendime. Nëse e kuptoni që personat që rrinë rreth e rrotull jush nuk ju përshtaten, largohuni prej tyre.

BRICJAPI-Të jeni më të dashur nuk ju bën veçse mirë. Pa dyshim, do të lehtësonte ndjeshëm raportet me personin që keni në krah. Mos harroni: Ndërhyrja e një familjari në punët tuaja do t’ju nervozojë disi, por nuk keni çfarë bëni.

UJORI-Falë Jupiterit që ju mbështet, nëse keni ndonjë ide të bukur që ju shkon ndërmend, vëreni në veprim. Do t’ia dilni të gjeni edhe aleatë. Nëse do të ketë fërkime brenda familjes, largojuni duke e kaluar me sportivitet.

PESHQIT-Loja e dashurisë do t’ju shtyjë të gënjeheni disi, duke shpikur ëndrra dhe iluzione, por do t’ju shërbejë për të pasur një takim edhe më të mirë. Nganjëherë përpiquni të jini më të çlirët, kur nuk i kuptoni nganjëherë gjërat nga këndvështrimi i dikujt tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME