Categories Kuriozitete

Ja cila është dita më e ftohtë e këtij muaji

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve do të na shoqërojne deri të martën e javës që vjen. Më pas meterologët në shërbimin “Meteoalb” parashikojnë një rritje graduale të tyre. Ndërkohë për të shtunën thonë se është dita më ftohtë e muajit. Të shtunën meterologët e konsiderojnë ditën më të ftohtë të janarit, ndërsa temperaturat më të ulëta janë shënuar në Ersekë dhe Peshkopi.

Adiola Bani: “Erseka dhe Peshkopia -13 dhe 14 gradë celcius edhe në Tiranë janë shënuar vlera negative në -2 gradë celsius”. Vlerat negative të termometrit në vendin tonë do të vijojnë të jenë të pranishme deri të martën.  Si pasojë e tyre problematike parashikohet të jenë ngricat në rrugë, kryesisht në zonat malore. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperatuarave dhe rikthim i reshjeve.

Adiola Bani: “Erseka dhe Peshkopia vijojnë të mbeten – 10 dhe -11 grdë celsius, ndërsa qytet e tjera do kenë rritje me 1 apo 2 gradë, por qënuk do të ndihen. Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditëshi i parë i janarit do jetë i kthejllë dhe me reshje të pakta”. Meterologët shpjegojnë se i ftohti i këtyre ditëve vjen si pasojë e masave ajrore me origjinë polare të cilat kanë zbritur deri në Mesdhe. Megjithëkëtë temperaturat që kanë përfshirë vendin nuk janë më të ulëtat regjistruar vitet e fundit në Shqipëri, pasi dy vite më parë vlerat e termometrit kanë tejkaluar -13 gradë celcius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor, e Martë 7 Maj 2024

Dashi Ata qe janë ne një lidhje do e përmirësojnë jetën e tyre sentimentale dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Maj 2024

DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Prill 2024

Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Prill 2024

Dashi Gabime të vogla mund të zgjidhen lehtësisht, ndaj mos u përfshini nga paniku në…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni…

LEXO ME SHUME