Categories Lifestyle

Ja përbërja e thjeshtë për një kujtesë të fortë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.
Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.

Vlerat Kurative Për Shëndetin
Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë

Përgatitja
Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C. Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti./agroweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME