Categories Lajme

Jam e popullit, jo e partisë! A paralajmëroi mbrëmë Vjosa Osmani largimin nga partia e saj LDK

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, njëherësh dhe kryetare e Kuvendit, ka folur mbrëmjen e djeshme për mundësinë e largimit nga partia, pas mospajtimeve që ka me lidershipin, që nga prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Osmani ka dhënë sinjale se mund të largohet nga LDK, derisa ka cituar një bashkëpartiak emrin e të cilit nuk e tregoj, ku tha se “nuk është esenca vetëm e të qenit në LDK, esenca është që nëpërmjet LDK-së t’i ndihmosh vendit tënd”. Ndërsa i ka çuar mesazh nënkryetarit Haki Rugova dhe të tjerëve, se derën nga LDK mund t’ia tregojnë vetëm votuesit dhe elektorati i partisë.

“Derën drejt largimit nga LDK mund të ma tregojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Votuesit elektorati, janë ata që mund të ma tregojnë derën. Nëse mbrojtja e fjalës së dhënë nga qytetarët konsiderohet tradhti unë do ta bëjnë”, ka thënë Osmani në T7. Ajo ka thënë më tej se do të jetë në politikë për aq sa mendon se mund ta ndihmoj vendin.

“Karriera ime politike përtej emrit të partisë lidhet me qytetarët me përkrahjen e tyre. Po i bëjë që të gjitha me qëllimet më të mira, që të mbrohet fjala e dhënë. Unë e shoh bashkëpunimin me VV-në si të domosdoshëm për çkapjen e shtetit. Haki Rugova dhe të tjerët do të ishtë mirë të mos bëhen pjesë e progagandës së ndyrë ndaj meje, por t’i lexojnë me vëmendje deklaratat që i kam dhënë, ku e kam sqaruar qëndrimin tim sa i përket si e shoh bashkëpunimin mes partive në Kosovë në afatgjatë”.

“Kur të përfundon kjo situatë unë do të shoh, a dëshiroj ta vazhdoj karrierën time politike, nëse po, si është mënyra nëpërmjet së cilës unë më së shumti i ndihmoj shtetit im. Për ta cituar një koleg tonin në LDK, i cili thotë se ‘nuk është esenca vetëm e të qenit LDK, esenca është që nëpërmjet LDK-së t’i ndihmosh vendit tënd’, pra nuk mjafton të ulesh thjesht si pjesë e strukturave, nëse asnjëherë nuk arrinë që posa të dalësh nga ajo derë ta ndihmosh vendin tënd. Unë do të jem në politikë përderisa mendoj se mund ta ndihmoj vendin”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME