Categories Lajme

“Jam komando, pse ndaluat?”/ Si tentoi tironsi të mashtronte policat në Gjirokastër

Një 29-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Gjotokastër, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë. Ai është prezantuar si pjesë e forcave komando kur është ndaluar, por ka qene një mashtrim.

Informacion paraprak: Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi E. K. ushtronte veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Transporter 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shpërndarje.

Në momentin e ndalimit, shtetasi E. K. është prezantuar si efektiv i Forcave Komando Tiranë, por pas verifikimeve të kryera rezultoi se ky shtetas nuk është pjesë e këtyre Forcave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 dokument identifikimi i Forcave Komando, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME