Categories Lajme

“Jam në një zonë me mbeturina, kalojnë trena”- Telefonata që shpëtoi marokenen, si u mbyll në kasolle dhe u dhunua nga shqiptari

Një 24-vjeçare marokene është marrë peng nga dy persona dhe është mbyllur në një kasolle në Selanik.

Mësohet se një nga personat që e mbylli në kasollen me llamarina ishte shqiptar.

Ajo qëndroi e izoluar atyre derisa vendndodhja e saj u lokalizua nga policia, që bëri të mundur shpëtimin e 24-vjeçares.

Por si u gjet?

Mësohet se shtetasja marokene ka telefonuar policinë dhe i ka thënë se është dhunuar nga një burrë me origjinë shqiptare. Gjatë telefonatës, ajo u ka treguar se ishte mbyllur në një kasolle me materiale të riciklueshme ne një zonë me mbeturina.

Në komunikimin që zgjati vetëm pak sekonda, ajo arriti t’i thoshte efektivëve se kishte dëgjuar trenat që kalonin aty pranë.

Në një kohë të shkurtër, stafi i qendrës operative analizoi të gjitha vendet se ku mund të ndodhej 24-vjeçarja me informacionin e pakët që u dha.

Pasi u identifikua numri i celularit nga ku telefonoi ajo, u bë i mundur gjurmimi i vendndodhjes së saktë.

Forcat e policisë shkuan në vendngjarfje dhe duke kontrolluar zonën arritën që të lokalizojnë kasollen ku ajo mbajeh e mbyllur.

Sapo 24-vjeçarja kuptoi që kishin mbërritur forcat e policisë filloi të godiste llamarinat për të bërë zhurmë që efektivët ta gjenin se ku ndodhej.

Brenda kasolles u gjetën edhe dy personat që e mbanin mbyllur, mes tyre 32-vjeçari shqiptar që e kishte dhunuar, të cilët u vendosën në prangat e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME