Categories Lajme

“Jemi të divorcuar!”/ dalin pamjet, britmat dhe lutjet e 40-vjeçares për ndihmë pak ditë para krimit (VIDEO)

Fundi tragjik i një marrëdhënieje abuzive me rrahje dhe fyerje me viktimën Enkeleida 40-vjeçare është shkruar në orët e para të mëngjesit në Menidi ku bashkëshorti i saj 50-vjeçar e vrau me thikë në mes të rrugës. Autori e kishte përgjuar gruan dhe duke ditur orën që ajo do të nisej për në punë, i kishte ngritur një pritë. Sapo e pa e goditi të paktën 10 herë me thikë, duke e lënë pa jetë në mes të rrugës.

Në një video-dokument të bërë publik nga protothema.gr.  dëgjohen zërat dhe lutjet e gruas për ndihmë gjatë një përleshjeje të ashpër mes viktimës dhe autorit të ndodhur mbrëmjen e së hënës së kaluar.

Në të, 40-vjeçarja dëgjohet duke i bërtitur 50-vjeçarit që ta linte të qetë pasi siç i thotë ajo “janë të divorcuar”. Burri, në atë kohë, kishte vendosur një makinë poshtë shtëpisë së ish-gruas së tij. Ishte 6 maj, pak para mesnate. Ai ka qenë i dehur, e ka sharë dhe kërcënuar dhe në një moment teksa ajo ka tentuar të lajmërojë policinë, e ka kapur për qafe. Vajza e tyre, e cila ishte e pranishme, lajmëroi policinë. “Do të të vras ​​fëmijë…” dëgjohet duke bërtitur në video 50-vjeçari, i cili ishte jashtë kontrollit. Ngjarja ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME