Categories Lajme

Nën shembullin e marrëveshjes Itali-Shqipëri/ 15 vende të BE-së kërkojnë zgjidhje të reja për migracionin

Nëse duam të vazhdojmë të punojmë për të thyer strukturat nxitëse që shtyjnë lëvizjet e parregullta migratore dhe udhëtimet e rrezikshme drejt Evropës, nevojiten përpjekje plotësuese, pasi ne besojmë se për të adresuar shkaqet rrënjësore të migrimit të parregullt dhe për të menaxhuar lëvizjet migratore drejt Evropës dhe vendeve të BE, do të jetë e nevojshme që të gjithë ne të mendojmë jashtë kornizave aktuale dhe së bashku të gjejmë mënyra të reja për të trajtuar këtë problem në një nivel evropian, thuhet në letrën dërguar Komisionit Evropian nga Italia dhe 14 vende të BE-së, që kërkojnë masa të reja për të shoqëruar Paktin mbi Migracionin.

Letra, e cituar nga “Financial Times” dhe e parë nga ANSA, është nënshkruar nga qeveritë e Sofjes, Pragës, Kopenhagës, Talinit, Athinës, Romës, Nikosias, Rigës, Vilniusit, Valetës, Hagës, Vjenës, Varshavës, Bukureshtit dhe Helsinkit. “Sfidat aktuale në lidhje me sistemin e azilit dhe migracionit të BE-së, duke përfshirë rritjen e mprehtë të ardhjeve të parregullta, janë të paqëndrueshme. Përgjegjësia dhe angazhimi ynë kryesor është të mbështesim stabilitetin dhe kohezionin social, duke shmangur rrezikimin e polarizimit të shoqërive evropiane dhe humbjes së unitetit në familja e shteteve anëtare të BE-së”, shkruajnë 15 qeveritë.

Letra nxit krijimin e “partneriteteve gjithëpërfshirëse, reciprokisht të dobishme dhe afatgjatë me vendet partnere kryesore përgjatë rrugëve të migrimit”, sipas modelit të marrëveshjeve me ”Turqinë dhe Tunizinë” si dhe marrëveshjen ”Itali-Shqipëri”. “Vendet e mundshme të sigurisë dhe mekanizmat e tranzitit të frymëzuar nga mekanizmat ekzistues të tranzitit emergjent mund të eksplorohen”, -thuhet në letër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME