Categories Sport

“Jetoja me qepë e qofte”, lojtari i Apolonisë rrëfen hallet dhe racizmin në Shqipëri

Effiong Eyoh është një nga të shumtët nigerianë që kanë vendosur të luajnë futboll në Shqipëri. Fillimisht anësori ka qenë pjesë e Dinamos dhe më pas provoi Superioren me Laçin. Këmbëshpejti, tani është pjesë e Apolonisë, ndërkohë që në Kategorinë e Parë ka luajtur edhe me Turbinën. Më këta të fundit ka pasur probleme me pagesat dhe ka fituar gjyqin në FIFA. Tani pret që të marrë paratë që i takojnë.

Eyoh, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, tregon se ka pasur raste kur e ka ndjerë racizmin ndaj tij, ndërkohë që tregon edhe vuajtjet e përjetuara në Cërrik.“Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri më 24 gusht 2016. Ishin sugjerimet e disa miqve të mi dhe menaxherit tim për të luajtur me Dinamon.

Aty kam pasur përvojën time të parë në futbollin shqiptar, për të vazhduar më tej me ekipe të tjera”, thotë fillimisht Eyoh. Më tej, ai shton: “Kudo kam kaluar mirë, përveçse te Turbina. Në Cërrik kam jetuar duke ngrënë qofte e qepë dhe me lekë borxh.

Nuk dua as ta kujtoj më atë kohë…”. Bukuritë natyrore të Shqipërisë i pëlqejnë, por jo mentaliteti dhe racizmi karshi tij. “Ka pasur racizëm, shpesh madje. Edhe duke ecur në rrugë, ka njerëz që qeshin, përqeshin dhe tallen, por kam mbajtur distancë dhe nuk kam reaguar. Kjo gjë lidhet me mentalitetin jo të shëndoshë të disa njerëzve”, shprehet Eyoh, i cili në javët e fundit ka spikatur me Apoloninë, duke shënuar disa gola të rëndësishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME