Dobësimi kërkon sakrifica dhe ndryshime në regjimin ushqimor. Por pesha e tepërt duhet të hiqet në të mirë të shëndetit. Kjo mund të tingëllojë si diçka shumë e vështirë sepse truri është i mësuar me rutinën dhe ushqimet që sado të pashëndetshme të jenë, nxisin prodhimin e serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi mirë.
Hapi i parë në betejën e rëndësishme për rënien nga pesha është të jeni të ndërgjegjshëm për sfidat, ushqimet që ju duhen dhe ato që duhen shmangur. Patatinat dhe patatet e skuqura Këto produkte të falin shumë kënaqësi, këtë nuk e mohon askush. Megjithatë, ato përmbajnë shumë kalori dhe nxisin shtimin në peshë më shumë se çdo ushqim tjetër. Konsumi i tyre gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve tumorale.
Pijet e ëmbla Lëngjet e frutave dhe ato të gazuara janë të tejmbushura me sheqer dhe kanë shumë kalori. Rreziku i shtimit në peshë nga këto pije është më i lartë tek njerëzit që kanë predispozita gjenetike ndaj obezitetit.
Buka e bardhë Kjo bukë përgatitet nga mielli i përpunuar që është i zhveshur nga vitaminat dhe mineralet por edhe ka një nivel të lartë glicemie. Konsumi i dy fetave bukë në ditë rrit rrezikun e mbipeshës dhe obezitetit me 40 përqind.
Alkoli Pijet alkolike janë shumë të pasura me kalori, por njerëzit nuk i llogarisin lehtë këto kalori. Konsumi i këtyre pijeve nxit ushqyerjen e tepërt dhe truri nuk arrin ta perceptojë kur jeni të ngopur.Alkoli i tepërt kthehet në dhjamë në mëlçi dhe rrit praninë e qelizave yndyrore në gjak.
Pica Pica është e tejmbushur me djathë të pashëndetshëm, yndyrë dhe mishra të përpunuar.
Ato nxisin mbipeshën, por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar. Ju mund të gatuani picën vetë në shtëpi duke zgjedhur përbërës më të shëndetshëm, si miell integral e salca të shtëpisë dhe mbi të gjitha më pak yndyrë.
